Ishin të parët për ta mbrojtur Qeverinë Kurti nga skandalet dhe aferat.
Për katër vjet bënë zhurmë, sulmuan mediat dhe kundërshtarët, por në zgjedhjet e 9 shkurtit u ndëshkuan nga qytetarët, shkruan Demokracia.com.
Ish-deputetë, zëvendësministra, analistë e eksponentë të tjerë të partisë në pushtet që ishin në listën e kandidatëve për deputetë dështuan të marrin votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse.
Zëvendësministri Vigan Qorrolli përkundër që erdhi më vonë në Qeverinë Kurti e bëri zhurëm duke tentuar të bëhej i pëlqyeshëm te shefi e partia, ai dështoi të siguronte ulëse.
Qorrolli mori mbi 16 mijë e 300 vota, por që nuk ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet.
Befasia e radhës është Adnan Rrustemi. Katër vjet bëri përpjekje e zhurmë në mbrojtje të partisë, por vota mori afro 16 mijë vota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të siguruar edhe një mandat.
Gani Krasniqi nuk ishte aktiv në Kuvendin e Kosovës, por ishte i dëgjueshëm për partinë. Pasi nuk e ngriti zërin për qytetarët, këta të fundit e ndëshkuan me votë. Mbj 15 mijë e 900 vota pati Krasniqi.
Edhe ish-deputetë tjerë si Gramos Agusholli, Agon Batusha, Ardian Gola, Luan Aliu, Alban Bajrami, Venedis Lahu, Nasuf Bejta, Enver Dugolli etj., dështuan të bëhen deputetë.
Më poshtë elista e ish-deputetëve, zëvendësministrave e eksponentëve tjerë të VV-së që u ndëshkuan nga qytetarët:
- VIGAN QORROLLI – 16,603
2. ADNAN RRUSTEMI – 15,994
3. GANI KRASNIQI – 15,988
4. DAULINA OSMANI – 15,664
5. GRAMOS AGUSHOLLI – 15,315
6. DAFINA GEXHA-BUNJAKU – 15,303
7. AGON BATUSHA- 15,132
8. ARDIAN GOLA – 14,960
9. LUAN ALIU – 14,279
10. ALBAN BAJRAMI – 13,588
11. ARSIM ADEMI – 12,920
12. VENEDIS LAHU- 12,863
13. MYTAHER HASKUKA – 12,675
14. NORA FETOSHI – 12,153
15. NASUF BEJTA 12,078
16. ENVER DUGOLLI 11,894
17. SHQIPE ISUFI 11,788
18. HYSEN DURMISHI 11,387
19. IMRI DEMELEZI 10,882
20. BESIM MUZAQI 10,417
21. ISMAJL KURTESHI 10,364
22. MIRLINDA TISHUKAJ SADIKU 10,311
23. MIRSAD SHKRETA 10,206
24. GAZMIR RACI 10,176
25. MILAZIM SALIJAJ 9,773
26. BLERIM GASHANI 9,316
27. ENVER HALITI 8,968
28. HYDAJET HYSENI 8,168
29. JETMIRE VRENEZI 8,149
30. HYSAMEDIN FERAJ 7,800.