Një delegacion bizneseve i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve u pritën nga Hykmete Bajrami, Ministre e Financave, ku diskutuan për mundësit e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini e uroj për detyrën e re dhe sfiduese për kohën dhe shprehi gadishmërin që si partner të kalojm më lehtë vështërsit e Pandemisë shëndetësore dhe ekonomike.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha që ekonomia vendore do të shënoj këtë vit deficit të madhë në gjthë sektorët duke përfshirë edhe investimet e huaja dhe remitancat nga Diaspora. Pandemia Covid 19 paralizoi rreth 85% të operatorëve ekonomik në vend dhe kjo jo për fajin e tyre por përshkak respektimit të vendimeve qeveritare të cilat u detyruan ti respektojn me premtim që ato do të kompenzohen nga Qeveria.
Deri më tani as 50% të pakos së parë emergjente nuk është implementuar nga Qeveria dhe sipas informatave kjo është në mungesë të buxhetit dhe të rishikimit të saj, për të cilën AKB fajëson të gjithë Deputetet e Kuvendit të Kosovës , të cilët për teket e tyre politike po e bllokjnë miratimin e rishikimit të Buxhetit por edhe ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të cilat janë esenciale për Rimëkëmbjen e Ekonomisë dhe rritjen e sektorit privat.
Shahini tha se ATK, Banka Qendrore, ato komerciale dhe institucionet e tjera të shërbimeve publike duhet të kuptojn drejt krizën ekonomike, mos ti ngulfatin bizneset me kërkesat e tyre për shlyerjet e borxheve sepse edhe shumë institucione shtëtrore ju kan borxh operatorëve ekonomik të sektorit privat.
Hykmete Bajrami, Ministre e Financave falenderoi AKB dhe shprehi gadishmërin për bashkëpunim tradicional dhe tha se prioritet i imi është rimëkëmbja e ekonomisë përmes sektorit privat dhe për këtë kemi hartuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike me 11 masa dhe Rishikimin e Buxhetit për të cilën nevoitet votimi nga deputetet me shumicë për të cilën shpresojm se ata do ta kuptoj drejt nevojën për ndihmën që shteti duhet ti jap sektorit privat.
Ne si Ministri por edhe si Qeveri do të bëjmë të pamundërën që ta shpëtojm sektorin privat për të cilën për herë të parë mbas lufte ballafaqohet me probleme për të cilën vështirë e ka të tejkaloj vështërsit pa mbështetjën e shtetit.
Cdo kërkesë që vjen nga sektori privat pa dallim prodhues, tregtar, shërbime apo agrobiznes ne do të shqyrtojm me prioritet dhe do të marrim vendime të mira për ta.Investimet kapitale do të vazhdojnë me qëllim te investimit nga ana e shtetit për të mbaj aktiv me punë.
Të dy palët u dakorduan që të kemi bashkëpunim dhe takime të rregullta për të mirë të ekonomisë së vendit. AKB në emër të bizneseve falenderoi Ministrinë e Financave për shtyerjen e deklarime në Këshillin Kosovar për Raportim Financiara- KKRF.