Gjykata e Qarkut Landau ka dënuar me burgim të përjetshëm kosovarin 32 vjeçar për të cilin, trupi gjykues ka konstatuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij, shkruan dpa.de.
Sipas trupit gjykues, 32-vjeçari e ka vrarë partneren në ulësen e pasme të makinës së tij me tri të shtëna.
Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe), nënën e fëmijëve të tij 7 e 9 vjeç, ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të plotë.
Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.
Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe vepra të tjera penale. Ai kishte qenë i dënuar më parë për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje, përcjell albinfo.ch. Për këto vepra penale ai ishte dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.