Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.
Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht, raporton abc.news
Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg
“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja e saj.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.
Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.