Dënime të përjetshme për gjeneralët turq për “tentim puçin” e vitit 2016

Një gjykatë në Turqi i ka dhënë dënim të pëjertshëm dhjetëra të akuzauve në një prej seancave më të mëdha gjyqësore të lidhura me tentim puçin në vitin 2016.

Pilotë të forave ajrore dhe komandues të ushtrisë kanë qenë në mesin e afro 500 të akuzuarve për tentim të rrëzimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Pretendohet se ata kanë udhëhequr këtë tentim nga baza ajrore Akinci në afërsi të Ankaras.

Erdogani ka thënë se kleriku mysliman me seli në SHBA, Fethullah Guleni, ka ideuar këtë tentim puçi, që ka quar në arrestime masive.

Gulen ka mohuar përfshirjen në tentimin e korrikut të vitit 2016, ku humbën jetën 251 persona dhe u lënduan mbi 2000. Erdogan ishte në pushime në një rezort turistik.

Mijëra civilë dolën në përkrahje të Erdoganit në atë natë, duke u konfrontuar me ushtarët dhe parandaluar marrjen në fuqi të shtetit.

Seanca gjyqësore nisi në gusht të vitit 2017, dhe në mesin e akuzave ishte tentimi për vrasjen e Erdoganit dhe po ashtu për të marrë nën kontroll institucioneve kryesore shtetërore.

Zyrtarët që kanë komplotuar kundër Erdoganit morën aeroplanë nga baza ajrore Akinci, duke marrë peng atëbotë shefin e stafit Gen Hulusi Akar dhe zyrtarë tjerë të forcave ajrore.

Në aktakuzë thuhet se 25 pilotë me aeroplanë F-16 kanë bombarduar shënjestra në Ankara, përfshirë parlamentin, që u qëllua tri herë, si dhe ndërtesat kyçe të sigurisë. Në bombardime vdiqën 68 persona në Ankara dhe u lënduan mbi 200.

Më tepër se 10 ushtarakë – përfshirë pilotë të F-16 – dhe katër civilë kanë marrë nga 79 dënime të përjetshme secili.

Aktvendimet ende po dorëzohen te gjykata më e lartë në Turqi në Sincan në afërsi të Ankaras.

Gjashtë u gjykuan në mungesë, përfshirë Guleni dhe Adil Oksuz, një ligjërues i teologjisë që akuzohet si bashkëorganizator kyç i tentim puçit.

Lëvizja Hizmet e udhëhequr nga Guleni është shpallë organizatë terroriste nga Erdogani.

Erodgani ka bërë një “pastrim” masiv të institucioneve shtetërore pas tentim puçi, duke shkarkuar dhe pezulluar më tepër se 100 mijë punonjës të sektorit publik, përfshirë mësues dhe gjyqtarë, që ishin akuzuar për lidhje me Gulenin.

Ka pasur shumë seanca gjyqësore për ata që po akuzohen për komplot dhe gjykata ka ndarë më tepër se 2500 dënime të përjetshme.