Ajo ka qenë duke vënë në pah linjat më perfekte trupore, përmes pushimeve që po shijon në Ibiza.
Fjala është për Demi Rose, e cila në mënyrë të vazhdueshme sjell imazhe nga përditshmëria, shkruan Daily Mail.
Duke përdorur rrjetin social Instagra, 25-vjeçarja nuk ndalet duke shpërndarë fotografi vetëm me bikini.

Së fundmi, ajo është shfaqur me bikini të kuqe, të cilat i kishte zgjedhur t’i ketë me përmasa më të vogla.
Me këtë rast ajo ka vënë në fokus tiparet e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Flokët në këtë paraqitje i kishte të lakuara, derisa vetes i kishte shtuar edhe pak makijazh për t’u dukur edhe më tërheqëse.
Demi përndryshe që një kohë të gjatë është duke qëndruar në Spanjë, duke mos u kthyer kështu me muaj në Londër. /Telegrafi/
