Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Hungarisë, por u detyrua të largohej pas një dëmtimi pak para përfundimit të ndeshjes.
Pas kësaj, duket se dëmtimi është i rëndë, prandaj Dembele është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Francës për gjithë pjesën e mbetur të kampionatit, shkruan Goal,.
Sulmuesi i Barcelonës kishte ardhur si një zëvendësues ne pjesën e dytë në Puskas Arena, por ai duhej të zëvendësohej nga Thomas Lemar në minutën e 87-të pasi ndjeu shqetësime në gju.
Është konfirmuar se pas ekzaminimeve në spital ai do të fluturojë për në shtëpi dhe nuk do të jetë më pjesë e Euro 2020.