Deliu: Të shkarkohet sa më shpejtë Martin Berishaj nga pozita e ambasadorit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar edhe njëherë që të ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të shkarkohet nga detyra e tij.

Ajo, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se skandali i Berishës është duke e ndaluar Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.

“Resurset tona duhet të të jenë që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës, por Kosova është e përfshirë në një aferë të madhe. Ambasadori Berisha ka jetuar në Slloveni, ka qelu xhirollogari në Mal të Zi, dhe ka shpërthyer skandali në Slloveni, ai duhet të shkarkohet. Drejtësia do ta thotë fjalën e saj, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës nuk janë as gjykatës dhe as prokurorë, duhet të marrin hapa institucional dhe politik, ky ambasador duhet të shkarkohet më njëherë nga funksioni i tij”.

“Ai pas këtij skandali nuk do të jetë në gjendje ta ushtrojë detyrën e tij pas këtij skandali, ai punën ua ka vështirësuar edhe ambasadorëve të tjerë që janë në vendet fqinje, e që është e domosdoshme mbështetja e vendeve tjera për Kosovën”, tha Deliu-Kodra.