Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës në Prishtinë është raportuar se një person i dyshuar, i cili ishte i infektuar me COVID-19 nuk i ka respektuar masat e izolimit, duke dalë jashtë shtëpisë së tij.
Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.