Donaldi dhe Iliri kanë bërë një bisedë ku nuk kanë munguar të qeshurat. Ndryshe nga herët e tjera që jemi mësuar t’i shohim duke debatuar me njëri-tjetrin, Donaldi dhe Iliri kanë folur për nominimet.
Donaldi mendon se largohet nga shtëpia ai ose Trixa, ndërsa Iliri thotë se del Einxhel.
Donald: Nuk kam pritshmëri. Kush mendon ti se del?
Ilir: Einxhel. Pse jo?
Donald: Popo, të pyeta ty.
Ilir: Ti jo njëherë. I duhesh kësaj shtëpie.
Donald: Kam hequr shumë, e di sa jam lodhur. Do më vinte keq, por që do nuk do më vinte mirë të ikte Trixa.
Ilir: Jo se del Einxheli, do ishte bukur.
Donald: Dal ose unë, ose Trixa.
Ilir: Ti nuk del njëherë, me të gjithë të metat që ke, je çun i dashur.
Donald: Ti ke pirë gjë?