Deklaratë e rëndësishme nga AfSV: Si do të vazhdojë rrugëtimin Lëvizja Hizmet?

Alliance for Shared Values – Aleanca për Vlerat e Përbashkëta (AfSV), me qendër në New York, publikoi një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetin social X, me titullin ‘Mendimi i përbashkët dhe Trashëgimia Kolektive: E ardhmja e Lëvizjes Hizmet.’

Në deklaratën ku përsëri i shprehet ngushëllimi i sinqertë vullnetarëve të Lëvizjes Hizmet për kalimin në amshim të të nderuarit Fethullah Gylen, nënvizohet se ashtu si dje edhe sot, Lëvizja Hizmet është një lëvizje paqësore e shoqërisë civile që, e frymëzuar nga vlerat islame dhe universale njerëzore, vazhdon të përqafojë idealin e përbashkët të bashkëjetesës në paqe dhe shërbimit për njerëzimin.

NJË LËVIZJE PAQEJE E FRYMËZUAR NGA VLERAT ISLAME DHE UNIVERSALE NË NJERËZORE

Në deklaratën e AfSV thuhet: “Me rastin e kalimit në amshim të Fethullah Gylenit, i përcjellim ngushëllimet tona të gjithë vullnetarëve dhe dashamirëve të Lëvizjes Hizmet dhe lusim Zotin e Madhërishëm për durim të bukur. Siç është shprehur në raste të ndryshme, Lëvizja Hizmet, e orientuar drejt idealit të përbashkët të bashkëjetesës në paqe dhe të shërbimit për njerëzimin, është një lëvizje e shoqërisë civile e bazuar në parimet e përgjegjësisë sociale dhe bamirësisë, e cila përqafon diversitetin fetar, social dhe kulturor, dhe që, duke theksuar aktivitetet e edukimit, dialogut dhe ndihmës humanitare, bazohet në vullnetarizëm dhe frymëzohet nga vlerat islame dhe universale njerëzore.”

VULLNETARËT E HIZMETIT NË MBARË BOTËN JANË TRASHËGIMTARË TË KËSAJ MIRËSIE

Theksohet se Fethullah Gyleni, duke ia kushtuar jetën shërbimit ndaj njerëzimit, la pas një trashëgimi shpirtërore, intelektuale dhe kulturore që frymëzoi miliona njerëz, dhe se “vullnetarët e Lëvizjes Hizmet në mbarë botën, të cilët kanë përqafuar mendimet e tij dhe janë angazhuar për shërbimin ndaj njerëzimit, janë trashëgimtarë të kësaj mirësie.”

MENDIMI I PËRBASHKËT DHE KONSULTIMI

Në deklaratë theksohet gjithashtu se që nga ditët e para, Gyleni ka promovuar dhe inkurajuar mekanizmin e konsultimit, dhe se ky parim ka mundësuar një ndarje efektive të eksperiencës dhe informacionit midis vullnetarëve të Hizmetit nëpërmjet platformave dhe komiteteve të ndryshme. Në të gjitha veprimtaritë e Lëvizjes Hizmet, parimi i mendimit të përbashkët dhe konsultimit do të mbetet themelor, ashtu siç ka qenë deri më tani.

PLURALIZMI, TRANSPARECA DHE DIVERSIFIKIMI I KOMISIONEVE

Lëvizja Hizmet, në përputhje me vlerat e saj themelore, thekson rëndësinë e pluralizmit, transparencës dhe diversifikimit të komisioneve në të gjitha nivelet, duke përfshirë përfshirjen e të rinjve në to. Ky parim ka qenë gjithmonë vendimtar në planifikimin e aktiviteteve dhe procesin e vendimmarrjes dhe do të vazhdojë të jetë i tillë në të ardhmen.

VLERAT THEMELORË TË PËRGATITURA NË UDHËHEQJEN E GYLENIT

“Vlerat themelore të Lëvizjes Hizmet” janë përgatitur nën udhëheqjen e Gylenit dhe janë shpallur me miratimin e tij. Këto vlera promovojnë paqen, drejtësinë, edukimin, ndihmën humanitare, respektin për ligjin dhe të drejtat e njeriut dhe dialogun ndërkulturor. Vullnetarët e Hizmetit, si gjithmonë, me lejen dhe ndihmën e Zotit, do të vazhdojnë të shërbejnë për njerëzimin brenda kornizës së këtyre vlerave në unitet dhe harmoni.”