Deklarata e Guardiolas pas humbjes në finale


Pep Guardiola dhe Manchester City përjetuan mbrëmë një nga netët më të hidhura ndonjëherë.

City u mposht në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat me rezultat minimal 0:1.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u shpreh se bëri përzgjedhjen më të mirë për ta fituar ndeshjen, por mbrojtja e Chelseat ishte e vështirë për t’u thyer.

“Unë bëra më të mirën te përzgjedhja, njësoj sikur sezonin e kaluar kundër Lyonit, njësoj sikur me PSG dhe Dortmund. Tentova të bëj përzgjedhjen më të mirë për ta fituar ndeshjen, lojtarët e dinë këtë. Ne ishim të mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Kishim jashtëzakonisht shumë raste, por vija e mbrojtjes e Chelseat nuk ishte e lehtë për t’u thyer” – tha Guardiola.

Kështu Manchester City mbetet pa trofeun e Champions Leagues, duke u mposhtur në finalen e parë të luajtur.

Në anën tjetër, Chelsea e fiton këtë trofe për të dytën herë në histori të klubit

Pep Guardiola dhe Manchester City përjetuan mbrëmë një nga netët më të hidhura ndonjëherë.

City u mposht në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat me rezultat minimal 0:1.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u shpreh se bëri përzgjedhjen më të mirë për ta fituar ndeshjen, por mbrojtja e Chelseat ishte e vështirë për t’u thyer.

“Unë bëra më të mirën te përzgjedhja, njësoj sikur sezonin e kaluar kundër Lyonit, njësoj sikur me PSG dhe Dortmund. Tentova të bëj përzgjedhjen më të mirë për ta fituar ndeshjen, lojtarët e dinë këtë. Ne ishim të mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Kishim jashtëzakonisht shumë raste, por vija e mbrojtjes e Chelseat nuk ishte e lehtë për t’u thyer”, tha Guardiola.

Kështu Manchester City mbetet pa trofeun e Champions Leagues, duke u mposhtur në finalen e parë të luajtur.

Në anën tjetër, Chelsea e fiton këtë trofe për të dytën herë në histori të klubit