Debati i ashpër mes Antonelës dhe Arjolës vijon prej disa ditësh.
Një arsye e vogël mjafton që të dyja të fillojnë të debatojnë me njëra-tjetrën. Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Antonela ironizoi Arjolën, e cila tha se nuk ka asnjë urë komunikimi me të.
Antonela: Habitem pse flet me një femër të ulët.
Arjola: Po flas me Arbanën në fakt.
Antonela: Irritohet dhe dridhet, acarohet. Më pëlqen të diskutoj se ia arrij qëllimit.
Arjola: Kam qëllim të tregoj edukatën.
Antonela: Po e ke tregu sa ofendon femra.
Arjola: Unë me Antonelën e kam mbyllur. Nuk më intereson.
Antonela: Ma ka vënë vizën. Meqë ma ka vënë vizën, me kë të flas, me murin? Do doja shumë të të kisha shoqe, por meqë s’më pranon do ulem në banjë e do qaj.