Pak orë pasi shkarkoi Jose Mourinhon, skuadra e Romës ka gjetur zëvendësimin për portugezin.
Bëhet fjalë për legjendën e klubit, ish-mesfushorin Daniele De Rossi.
De Rossi tashmë është zyrtarizuar te Roma dhe do të jetë në krye të ekipit deri një fund të këtij edicioni.
Në njoftimin e Romës thuhet se De Rossi ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të këtij viti.
Ai për 18 vjet ka luajtur për Romën dhe në rolin e trajnerit do të debutoj të shtunën në ndeshjen ndaj Veronas në kuadër të Serie A.