Skuadra e Barcelonës do të jetë edhe pa mesfushorin Frenkie De Jong për ndeshjen kundër Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
De Jong nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga Xavi për ndeshjen që luhet të martën mbrëma. Barça përballet në stadiumin “Giuseppe Meazza” prej orës 21:00 në kuadër të Grupit C të Championsit.
De Jong nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe do të jetë njëri prej disa lojtarëve që trajneri Xavi nuk do ta ketë në dispozicion për Interin.
Po ashtu, Barcelonës shkaku i lëndimeve do t’i mungojnë edhe Memphis Depay, Jules Kounde, Henctor Bellerin e Ronald Araujo.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në fazën e grupeve, Barça ka tubuar tri pikë, sa i ka edhe Interi.