Frenkie de Jong është futur në vitin e tij të gjashtë te Barcelona, pasi është pjesë e këtij klubi që nga viti 2019.
Kontrata aktuale e holandezit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2026 dhe nuk ka shanse që ajo të rinovohet.
Drejtuesit e Barcelonës duan ta mbajnë De Jongun në skuadër, por me pagë të përgjysmuar pasi holandezi fiton 18 milionë euro në vit dhe kjo ka bërë që bisedimet të ndalohen.
E ardhmja e De Jong pritet të jetë në Angli, pasi dy skuadrat nga Manchesteri, City e United prej kohësh e kanë kërkuar atë.
Tani lideri aktual i Ligës Premier, Liverpooli është futur në garë për transferimin e mesfushorit.
The Reds duan të përforcohen në janar dhe do të tentojnë sa më shpejtë t’i sigurojnë shërbimet e holandezit.