Kevin de Bruyne mund të largohet nga Manchester City pas tetë viteve qëndrim në Etihad Stadium.
Mesfushori belg ka qenë një nga pikat më të forta të Cityt gjatë këtyre viteve, por së fundmi ai po ka shqetësime të mëdha fizike.
32-vjeçari ka kontratë me Citizens deri në verën e vitit 2025, por ai mund të largohet nga kampionët në fuqi të Anglisë qysh në afatin kalimtar dimërorë.
Skuadra arabe Al Nassr ka shprehur interesim të madh për të, derisa Football Insider ka raportuar se City i ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Te City janë pajtuar me largimin e De Bruyne shkaku i gjendjes së tij fizike dhe do ta lëjnë të lirë në janar nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.
Jo vetëm Al Nassr, por interesim për të kanë shprehur edhe skuadra tjera si Al-Hilal dhe Al-Ettifaq.
Citizens janë të gatshëm të ndahen me kapitenin e tyre, pasi tanimë synojnë ta transferojnë Jamal Musialan si zëvendësues të belgut.