Daut Haradinaj liron pozitën e kryetarit të degës së AAK-së në Deçan, nis garën për kryetar të Prishtinës

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhenë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Deçan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është gara për kryetar të Prishtinës.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit. Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit”.

“U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore”.

“Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e properëndimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit”, shkroi Haradinaj.