Kombëtarja e Kosovës në futboll, po përgatitet intensivisht për dy sfidat e këtij muaji në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
‘Dardanët’ më 25 mars në Tel Aviv do të përballen me Izraelin, derisa tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ i bëjnë ‘konak’ Andorrës.
Përzgjedhësi Giresse sot ka planifikuar dy seanca stërvitore. E para do të mbahet në Hajvali, në orën 10:30, derisa seanca e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.