Në javën e parë të shtatorit “Dardanët” fillojnë rrugëtimin e ri në garën UEFA Liga e Kombeve.
Kosova me 3 shtator përballet me Moldavinë në Parma të Italisë, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë e pret Greqinë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Shkaku i pandemisë tanimë gjithë e dimë se fatkeqësisht ndeshjet do të luhen pa tifozë në tribuna”.
“Duke besuar në fitore, ne Dardanët nga të gjitha vendet e botës si gjithmonë do t’i përkrahim djelmoshat tanë, por këtë herë nga secila shtëpi, dritare e ballkon, me flamuj, me rekuizita të ndryshme, me brohoritje, secili sipas mënyrës së vet do të bëjmë me dije që luanët tanë nuk janë vetëm”.
“Po ashtu, u bëjmë thirrje gjithë tifozëve, sidomos në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë që nga dritaret dhe ballkonet tanë të bëjmë duartrokitjen tradicionale në minutën 9 në nder të legjendës sonë Fadil Vokrri”.