Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se ka ambicie për kryetar të Prishtinës, por nuk ka konfirmuar nëse do të kandidojë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Sipas tij, kryetari i Prishtinës duhet t’i plotësojë disa kritere.
“Një kryetar që e do këtë qytet dhe që e njeh. Kryetari duhet ta kalojë kohën në terren, 7 ditët e punës duhet t’i ndajë mes zyrës dhe terrenit”, ka deklaruar në Kanal10.
Sejdiu tutje ka thënë se kryetari i ardhshëm i Prishtinës nuk duhet të mendojë përtej narrativit të së gjelbërtës.