Gjatë ditës së sotme është raportuar se shumë emra të njohur të skenës politike do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në rast se ajo formon parti të re.
Njëri ndër emrat qe u përfol sot në media se do t’i bashkohet partisë se Vjosa Osmanit ishte edhe Dardan Sejdiu.
Mirëpo këtë e ka mohuar vet Sejdiu përmes një postimi në Facebook duke thënë se “kapitulli i angazhimit tim në parti politike është përmbyllur me 7 nëntor 2019. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshoj”, është shprehur Sejdiu.
Emrat që u përmenden se mund t’i bashkohen kësaj iniciative ishin: ish-presidentit i Kosovës Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së, ish-ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Haxhi Avdyli e Mimoza Kusari-Lila.