Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është liruar nga ndalimi policor 48 orësh.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila tha se lirimi i tij ndodhi pas presionit të madh publik.
“Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Dardan Molliqaj është arrestuar dje bashkë me shtatë aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave.