Dhjetë mjekëve e infermierëve të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë u janë marrë mostrat dhe të gjitha sonte kanë rezultuar negative në Covid-19.
Rastin e ka konfirmuar Fahri Llugaliu, ushtrues detyre i Drejtorit në QKMF-në e Podujevës.
“Sonte janë marrë dhjetë mostra nga mjekë dhe infermierë në QKMF të Podujevës, për fat të mirë, të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Llugaliu.
Ky personel i QKMF-së dyshohej se kishin pasur kontakte me të infektuarit.
Në Podujevë, deri tash janë të infektuar 4 persona me koronavirusin Covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë.