Dalin rezultatet e 15 personave të dyshuar me koronavirus

Pesë persona janë duke pritur rezultatet e tyre për të kuptuar nëse janë apo jo të prekur me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm gjatë ditës së sotme janë realizuar 20 teste për COVID-19.

Faik Hoti, drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë,  ka bërë të ditur për lajmi.net, se 15 prej personave të testuar kanë rezultuar negativ ndërkaq pesë të tjerë janë në pritje të rezultateve.

“Raste të festuara për SARS-CoV dhe te cilët kanë rezultuar negativ janë 15 raste. Dhe jemi në pritje të rezultateve për 5 raste”, ka treguar Hoti.

E, deri më tani në Kosovë janë 61 raste të konfirmuara me koronavirus dhe një i kdekur.