Ka nisur takimi mes kryediplomatit evropian, Josep Borrell, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim po mbahet pas takimeve që ka mbajtur Borrelli veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin.
Pritet që pas këtij takimi të mbahet konferencë për media nga Borrelli.
Disa pamje të publikuara nga Shërbimi për Media i Bashkimit Evropian, shfaqin Kurtin të buzëqeshur para takimit trepalësh me presidentin serb dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel.