Shënuesi i golit të fitores së Kosovës, Mirlind Daku, është ndarë shumë i lumtur. Ai thotë se shpreson të vazhdojë me formën aktuale.
“Ndjenjë e mirë kur shënon për Kosovën. Jam shumë i gëzueshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu. Kemi luajtur mjaft mirë, kundërshtari nuk ishte i dobët, por i jemi qasur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e kaluam këtë sfidë. Do të vazhdoj të punoj kështu dhe besoj se do të vazhdoj me këtë formë të lartë. Nëse jam pa lëndime besoj se do të vazhdoj kështu. Në dy ndeshjet e fundit pres angazhim. Shpresoj shumë se do të dalim triumfues”, ka deklaruar Daku.