Daka: Kërcënimet ndaj meje janë të paprecendenta dhe të rrezikshme

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se asnjëherë nuk do të dilte në konferencë për media për të mbrojtur punën e saj, por se ka dashur që t’i sigurojë qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë saj, se KQZ zbaton vetëm ligjin.

“Akuzat e partive politike në adresë të KQZ-së dhe në adresën time personale janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Kushtetutë dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të paprecendenta dhe të rrezikshme. Të gjithë ata kandidatë që dje e kanë parë veten në listën që s’i kanë plotësuar kriteret për certifikim, do t’iu them vetëm dy fjalë shkurt, shqip dhe qartë: Është ligji dhe aktgjykimi i Kushtetueses që ua pamundëson dhe jo unë’.

“Unë s’e kam shkruar Ligjin për Zgjedhje dhe as nuk e kam votuar. As germën “q” s’e kam shkruar të nenit 29 të këtij ligji që pamundëson kandidimin e një personi që është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit. S’e kam shkruar aktgjykimin e Kushtetueses që kërkon zbatimin  kësaj dispozite”.

Daka ka thënë se këto ligje janë votuar nga deputetët e partive politike që herë iu konvenojnë e herë jo.

“Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua, një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike. Pavarësisht kësaj, unë jam krenare që drejtoj një institucion si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ka një staf profesional, puna e të cilëve vlerësohet lart në raportet e organizatave ndërkombëtare. Kjo është forca më e madhe që kam dhe që u dalë të gjithëve ballëhapur”.

“I ftoj të gjithë që të përmbahen nga kërcënimet dhe akuzat dhe të respektojnë institucionet e ndërtuara me sakrificë dhe të na lejojnë t’i organizomë zgjedhjet”.