Dafina Zeqiri ndryshon përsëri drastikisht, duket tërheqëse me pamjen e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka treguar gjithmonë se i pëlqen shumë transformimet në pamjen e jashtme.

Teksa ka provuar një sërë eksperimentesh me modelin e flokëve, Dafina thuajse në asnjë paraqitje nuk është e njëjta.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një tjetër ndryshim drastik, duke u shndërruar në zeshkane dhe duke i lëshuar gërshetat.

Në një video që ajo fillimisht e publikoi në TikTok, e më vonë edhe në Instagram, Zeqiri dukej mjaft atraktive me pamjen e re prej një zeshkaneje të errët.

View this post on Instagram

☺️

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

Linjat e saj atraktive trupore bëri që videoja të marrë edhe më tepër vëmendjen e fansave, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nuk munguan.

Ajo përndryshe është në përgatitje të albumit të saj më të ri “Dafinë moj”, që pritet të dalë në treg së shpejti. /Telegrafi/