Këngëtarja publikoi projektin e saj të ri muzikor një javë më parë.
Dhe, Dafina Zeqiri ka publikuar imazhe të reja nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, shkruan lajmi.net.
Në storien e saj në Instagram ka postuar fotografi të cilat janë nga një pjesë e videoklipit të këngëtares.
E veshur me veshje me ngjyrë të gjelbër dhe e rregulluar me makijazh profesional, Dafina duket shumë bukur.
Ndryshe,ajo ka arritur 3 milion shikime me projektin muzikor “JAPA” që nga momenti i publikimit.

