Dafina Zeqiri duket atraktive teksa pozon pranë Ferrarit që ia bleu të dashurit për ditëlindje

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, pak ditë më parë e surprizoi partnerin për ditëlindje.

Ajo ia bëri dhuratë një makinë luksoze të tipit ‘Ferrari’ Kreshnik Gjergjit, për përvjetorin e tij të lindjes.

Bukuroshja së fundmi ka pozuar pranë kësaj makine, ku duket në top formë me stilin e veçantë.

Këto ditë u komentua edhe dhurata që artistja ia kishte blerë ish-të dashurit të saj, DJ Geek, duke e krahasuar me atë tani të Kreshnikut.

Të njëjtit do të martohen së shpejti dhe se tashmë kanë filluar me përgatitjet e dasmës.

Ceremonia do të jetë e vogël me rrethin e ngushtë dhe familjen.

Dafina gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë së shpejti, si një ëndërr të sajën. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram