Dy artistet e njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Kida, kanë prezantuar në mesnatë (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Luje belin” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Dyshja, e famshme e estradës, kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip e në skena mjaft ngacmuese.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksti i këtij projekti është shkruar nga reperi Elinel në bashkëpunim me Dafinën, kurse kjo e fundit u përkujdes edhe për vijën melodike.

‘Beat’-i dhe producimi i këngës është bërë nga Rzon, Pllumb dhe Deard Sylejmani.
Foto: Screenshot/YouTube
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistes Zeqiri.
Reagimet e para të fansave dhe publikut kanë qenë mjaft pozitive, gjersa grumbulluan mijëra klikime për pak orë.