Daçiq në Këshillin e Sigurimit: Kemi ndihmuar Kosovën me 1 mijë teste për koronavirus

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke treguar se kanë ndihmuar Kosovën për t’u përballë me situatën e pandemisë.

“Serbët në Kosovë e Metohi nuk janë të vetëm dhe ne kujdesemi për ta në këto kushte të vështira. Kemi marrë veprime konkrete për të ndihmuar serbët e Kosovës me ushqim, barna dhe pajisje tjera mbrojtëse”.

“Kemi shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me shqiptarët dhe institucionet e përkohshme në Prishtinë.  Kemi ndihmuar duke dhënë 1 mijë teste për të konfirmuar rastet e reja pozitive me koronavirus”, ka thënë Daçiq.

Në seancë  e sotme ku po prezantohet raporti tremujor për Kosovën ai ka folur edhe për vazhdimin e dialogut dhe se Serbia sipas tij është që zgjidhja të gjendet përmes kompromisit.