Seriali me jetëgjatësinë më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “The Simpsons”, shpesh ka parashikuar ngjarjet të cilat ndodhin shumë vite pas transmetimit.
Rastësia e fundit është ajo e kësaj jave, veshja e Zëvendës Presidentit Kamala Harris gjatë inagurimit të presindentit të ri Joe Biden me veshjen së Lisa Simpson në episodin “Bart to the Future” të vitit 2000, përcjell Demokracia.com
Në këtë episod, Lisa kishte të veshur një xhaketë ngjyrë vjollce dhe kishte perla të vendosura, Harris kishte veshur gjithashtu një xhaketë ngjyrë vjollce poashtu dhe perlat.
Ngjashmëritë me inaugurimin nuk u ndalën këtu për fansat e Simpsons. Aktori Tom Hanks i cili u shfaq gjatë koncertit virtual dhe synon unitetin kombëtar në një kohë krize.
Edhe te seriali The Simpson në 2007, aktori Hanks paraqitet në qytetin e Springfield-it duke thënë:
“Përshëndetje. Unë jam Tom Hanks. Qeveria e SHBA-së ka humbur kredibilitetin e saj, kështu që po huazon disa prej meje”, thotë ai.
Në fund të skenës, ai shton, “Nëse do të zgjedhësh një qeveri për t’i besuar, pse jo kësaj?”
Kur u pyet në 2016 në lidhje me parashikimin e presidencës së Donald Trump-it, shkruesi i këtij seriali Dan Greaney tha për Hollywood Reporter se “Ishte një paralajmërim për Amerikën”.