COVID-19 ua merr jetën 8 personave në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Personat që nuk i mbijetuan infeksionit janë nga komunat:

Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç),

Deçan 1 rast (86 vjeç),

Ferizaj 1 rast (71 vjeç),

Gjakovë 1 rast (71 vjeç),

Lipjan 1 rast (67 vjeç),

Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.