COVID-19 në Kosovë: 8942 të shëruar, 3406 raste aktive

Në Kosovë numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 12.840 nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Në vendin tonë janë shënuar 492 raste të vdekjeve me COVID-19.

Në raportin e së mërkurës të IKSHPK-së është bërë e ditur se janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.942 raste, kurse i rasteve aktive është 3.406, transmeton Klan Kosova.