Në Kosovë numri total i rasteve me koronavirus ka arritur në 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në këtë virus që nga shfaqja e rastit të parë më 13 mars.
657 raste të vdekjes me koronavirusi janë regjistruar përgjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.