Pajisjet e Appleit shpesh përfundojnë në faqet e para për shkak të çmimeve të tyre të larta.
Blerësit në mbarë botën zakonisht paguajnë midis 800 dhe 1600 dollarë për iPhone 15, në varësi të versionit, por kjo nuk është aspak afër asaj që kushton në Turqi.
Në Turqi, iPhone 15 Pro Max kushton 3400 dollarë – më së shtrenjti se në çdo vend tjetër.
Apple së fundmi zbuloi çmimet për pajisjet e saj në Turqi.
Turqia njihet për taksat e larta për telefonat dhe pas rritjes së fundit të çmimit, iPhone 15 Pro Max me kapacitet 1TB kushton 3400 dollarë – në SHBA, i njëjti telefon kushton 1600 dollarë.
Për këto “çmime të çmendura” nuk është faji tek Apple, por te shteti turk. Turqia synon që me taksa të mëdha për telefona ta “mbushë” buxhetin e shtetit.