Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ditën e djeshme ka publikuar çmimoren për shitjen e derivateve të naftës për 48 orë.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.74 euro.
Krahasuar me çmimet e një dite më parë, nafta është liruar për një cent ndërkaq i benzinës dhe gazit mbetet i pandryshuar.