Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, e ka përmendur vizitën që kishin zhvilluar para dy vjetëve në Kosovë së bashku me ish-sekretaren tanimë të djerë Madeleine Albright.
Clinton tha se kishin ecur së bashku dorë për dore me Albright rrugëve të Prishtinës në një ditë me diell qershori.
Ai tha se busti i saj i ndërtuar në Prishtinë shërben si nderim për atë që kishte bërë për Kosovën.
Bill Clinton shtoi se të pranishëm e ceremonisë së varrimit janë edhe presidentja, kryeministri dhe ish-presidentja e Kosovës.
“Ne kaluam një ditë të bukur bashkë dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje. Ecëm dorë për dore, në një ditë me diell qershori. Kishte plot njerëz në një vend të vogël si ai. Të gjitha gjërat që bëri për Kosovën dhe Bosnjën, i shohim në shumë mënyra. Ndaluam në një bulevard ku edhe e kishin ngritur një bust të bukur si dedikim për Sekretaren Albright. E shohim se trashëgimia e saj u nderua. Sot, ne kemi presidenten, kryeministrin dhe ish-presidenten e Kosovës këtu. Kemi ministrin e Jashtëm të Bosnje e Hercegovinës”.