Mikrobiologu kosovar Lul Raka i ka komentuar ardhjet e shtetasve kosovarë nga jashtë si dhe futjen e tyre në karantinim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Sipas profesorit kosovar në konvikt duhet të futen të gjithë ata që vijnë nga jashtë, përveç rasteve specifike si nënat me fëmijë të sëmurë si dhe personat që janë operuar jashtë Kosovës.
Të gjithë të tjerët sipas tij, duke përfshirë këtu edhe Behgjet Pacollin, për të cilin së fundmi u bë debat rreth ardhjes së tij nga Zvicra në Kosovë dhe futjen e tij në karantinë në Qendrën e studentëve.
“Kjo nuk është fontanë dëshirash. Është proces i cili është i rregulluar me kornizë ligjore dhe rregulla të pandemisë. Rregullat janë të njëjta për të gjithë. Ka pasur raste, ka pasur nëna me fëmijë të paralizuar, që janë operu jashtë Kosovës, janë leshu nga spitalet dhe këto raste normal që nuk kanë shkuar në karantinë, por në izolim shtëpiak. Janë raste specifike dhe secili rast shqyrtohet veç e veç në Qendrën Operative në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të brendshme merret vendimi. Ligji është i njëjtë për të gjithë.