Çka po ndodhë me buxhetin e shtetit? Ende nuk kanë dalë pagat e shkurtit

Shërbyesit civil të cilët punojnë në institucionet e vendit  i kanë marrë pagat pothuajse gjithmonë në fund të muajit. Por, siç duket jo edhe kësaj here.

Disa shërbyes civil kanë shkruar në adresën e portalit Front Online, duke thënë se sot është data 26 dhe të dielën përfundon muaji por se pagat e muajit shkurt nuk janë transferuar në xhirollogaritë e tyre.

Ata thonë se janë mësuar që zakonisht pagat t’r marrin para datës një të muajit që pason.

Front Online nuk ka arritur të marrë konfirmim në dikasterin I cili merret me këtë çështje, më saktësisht në Ministrinë e Financave për shkak të përfundimit të orarit të punës.

Ndërsa, dy ditë më parë ministrja në detyrë e Financave Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje, duke thënë se aktivitetin t politik do ta vazhdoj si deputete e LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Vendin e saj e ka zënë zëvendësministri Agim Krasniqi, deri ën zgjedhjen e qeverisë së re.

Buxheti për vitin 2021 është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 29 dhejtor të vitit të kaluar me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro.