Përdoruesit tashmë mund të instalojnë sistemin iOS 18 beta 2, por ende versioni nuk është i qëndrueshëm dhe do të ndikojë në jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes.
Mirëpo, sistemi 19 do të prezantohet pas disa muajsh, me karakteristikat e AI.
Ky version, sipas një artikulli të “Phonearena”, thuhet se do t’ua mundësojë përdoruesve të përdorë mundësinë për personalizim të ikonave të aplikacioneve. Kompania Apple ka njoftuar se është duke e zhvilluar edhe harduerin.
Edhe gabimet nga versionet paraprake pritet të rregullohen në iOS 18, si rregullimin e fontit, të bisedave dhe imazhet me rezolucion të lartë.
Në artikull është thënë se Apple mund të prezantojë një version me çmim më të ulët të pajisjes Vision Pro.