Manchester City ka vazhduar me formë impresive. Skuadra e Pep Guardiolas të martën mbrëma shënoi fitoren e 21-të rresht. City fitoi 4:1 ndaj Wolverhamptonit, në kuadër të javës së 29-të të Premier Leagues.
Manchester City udhëheq në tabelë me 65 pikë nga 27 ndeshje. Manchester Unitedi është i dyti me 50 pikë nga 26 ndeshje. Gabriel Jesus shënoi dy gola të vonshëm për të udhëhequr Cityn drejt fitores. Në fakt Leander Dendoncker shënoi autogol në minutën e 15-të për rezultatin 1:0 në të mirë të Manchester Cityt. Conor Coady barazoi shifrat në minutën e 61-të.
Por City nuk u ndal. Jesus realizoi për 2:1 në minutën e 80-të. Për 3:1 shënoi Riyad Mahrez në minutën e 90-të kurse Jesus shtoi gol tjetër në minutën e 93-të për rezultatin përfundimtar, 4:1. Më 15 dhjetor Manchester City ka dështuar së fundi të fitoi. Kishte luajtur 1:1 me West Bromin. Prej atëherë ka 21 fitore rresht në të gjitha garat.
Manchester City po ashtu ka barazuar rekordin e klubit prej 28 ndeshjeve rresht pa humbje.