Agjenti i futbollistit Emerson Rodriguez, Diego Carannante, pohon që klienti i tij e ka ngjallur interesimin e Manchester City-t dhe Chelsea-s.
21 vjeçari aktualisht luan në vendlindjen e tij, më saktësisht për klubin Millionarios.
“Si futbollist krahu do ta rekomandoja Emerson Rodriguez Rivaldon, i lindur në Kolumbi më 2001, pjesë e Millionarios, dhe që tashmë po përcillet nga City dhe Chelsea”, ka thënë Carannante.
I riu ka vetëm 38 lojë të zhvilluara për Millionarios por tashmë duket të ketë bërë emër për vete.