Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se PDK-ja duhet të marrë mësim nga ky rast dhe të nisë reformat në parti.
Tutje Çitaku ka thënë se “deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e dytë, dhe vota e saj ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë pakënaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së”.“Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë. Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani”, theksoi Çitaku.