Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në planin evropian nuk përmendet njohja.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se marrëveshja përmban dykuptimësi dhe shumë paqartësi.
“Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi. Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, e vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë.