Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me faturat e rrymës dhe ka bërë pyetje lidhur me rritjen e pagave duke përmendur rritjen e çmimeve. Ajo ka theksuar se Kosova do të bëhet mirë.
Pak më herët ministri i Financave Hekuran Murati, njoftoi se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor dhe bëri thirrje që të festat e fundit të festohen me produkte vendore.
Ekzekutohen pagat në sektorin publik, Murati bën thirrje të festohet me produkte vendore
Muratit, i ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke pyetur se “a e din sa na kanë ardhë faturat e rrymës” dhe se “a e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve?”.
Çitaku ka thënë se Kosova do të bëhet mirë.
“Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat. Ministër, a e din sa na kanë ardhë fakturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath? A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve? Mos na e fyeni intelegjencën. Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook.