Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike.
Ajo ka bërë me dije se rryma në banesën e saj është ndalur prej orës 9, dhe sipas Çitakut kjo është si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret.
“Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinetin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim” shkruan Çitaku në Facebook.
Tutje ajo i drejtohet kryeministrit Kurti duke i thënë se nëse nuk din nuk është marre me pyet.
Reagimi i plotë:
Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret.
Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinetin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.
Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet.