Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kritikuar paraqitjen e ministres së punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në atë tavolinë përfaqësohet vendi, jo vetvetja.
Sipas saj, në atë forum gjithmonë Kosova duhet të jetë e para.
“Në OKB nuk e përfaqëson vetveten. Aty, në atë tavolinë e përfaqëson vendin. Aty gjithmonë Kosova duhet të jetë e para”, ka shkruar ajo.